Flash

Drejtoresha e AKSHI-t zbardh detaje nga sulmi iranian

Lapsi.al 13 November 2024
Drejtoresha e AKSHI-t zbardh detaje nga sulmi iranian

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm: “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, e pranishme ishte edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Ajo ka zbardhur detaje në lidhje me sulmin iranian ndaj vendit tonë. Karçanaj ka ndarë me anëtarët e komisionit faktin që ishin katër skuadra ato që organizuan sulmin. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit deklaron se secili nga këta katër ekipe kishte një rol të përcaktuar qarë, ku secila do të kryente një pjesë të operacionit, synimi final i të cilave ishte fshirja e sisteme dhe të të dhënave të shqiptarëve.

"Ambasada Amerikane na suportoi me skuadrën më të përgatitur të FBI për Cyber që punuar një muaj për analizën duke dalë në të njëjtin përfundim si ne. Ndërkohë që ne ndihmonim të dyja skuadrat me analizë duhet të ngrinim edhe sistemet pasi qytetarët ishin pa shërbime. Sërish u përfshi Crisp, një nga skuadrat e Microsoft për recovery, dhe në 2 janë 10 përqindëshi që u fshi u rikuperua. Kjo për shkak se kemi back up-e.

Nga ky moment nisi edhe puna jonë për kalimin në aproacing 0 trust, moment kur Microsoft dhe FBI arritën në përfundimin se çfarë kishte ndodhur. Na kishin sulmuar katër skuadrat më të zgjuara të Iranit, të mbështetura nga shteti i Iranit, i kishin ndarë shumë mirë rolin, njëra për të nisur sulmin dhe krijuar terren, tjetra për të lëvizur brenda infrastrukturës sonë, një tjetër sërish për hyrjen, sepse donin siguri që do të hynin dhe e fundit skuadra e zjarrit që do të bënte wiper”, tha ajo.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI