Flash

Sherr mes dy adoleshentëve në Korçë/ Njëri me dëmtime në fytyrë

Lapsi.al 12 November 2024
Sherr mes dy adoleshentëve në Korçë/ Njëri me

Dy adoleshentë janë konfliktuar duke agravuar deri në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të gjimnazit "Raqi Qirinxhi" në lagjen nr.10 në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë janë konfliktuar për motive banale mes adoleshentëve, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me grushta teksa njëri prej tyre ka marrë dëmtime më të rënda në fytyre.

Bëhet me dije se adoleshenti i dëmtuar, ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Polica ndërkohë, ka shoqëruar adoleshentin tjetër në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI