Flash

Medvedev: Udhëheqësi konservator gjerman po synon ta përshkallëzojë luftën

Lapsi.al 12 November 2024
Medvedev: Udhëheqësi konservator gjerman po synon ta

Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, aktualisht zëvendëskryetar i Këshillit rus të Sigurisë, ka akuzuar udhëheqësin konservator gjerman, Friedrich Merz, për deklarata nxitëse lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Udhëheqësi i Unionit Demokristian të qendrës së djathtë në opozitë, Merz ka thënë në të kaluarën se nëse ai merr pushtetin në Gjermani mund të dërgojë në Kiev raketa lundruese me rreze të gjatë veprimi, të llojit Taurus, që kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, ka refuzuar që t’i dërgojë në Ukrainë.

Medvedev shkroi në Telegram se këto raketa janë të afta që ta ndryshojnë ndejshëm rrjedhën e luftës në favor të Ukrainës.

“Por, rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në një fazë më të rrezikshme rritet shumë nga sulmet me raketa lundruese”, tha ai.

Ai pretendoi se Merz dhe disa politikanë të tjerë evropianë “po e tërheqin luftën në territorin e tyre”.

Merz, i cili po synon të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë pas kolapsimit të koalicionit të qendrës së majtët të Scholzit, së fundi tha për revistën Stern se ai është i hapur për dërgimin e këtyre raketave në Kiev.

Në një intervistë të publikuar të dielën, ai propozoi se Moskës duhet t’i jepet ultimatum: Nëse bombardimet ndaj popullsisë civile në Ukrainë nuk ndalen brenda 24 orëve, kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë, me të cilat është furnizuar Kievi, duhet të hiqen.

Nëse kjo nuk mjafton, tha Merz, një javë më vonë Gjermania do t’i dërgonte Ukrainës raketat Taurus.

Ukraina po mbron veten kundër forcave ruse me armët që Perëndimi ia ka dhënë.

Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri më 2012, që kur ka nisur lufta në Ukrainë më 2022, vazhdimisht ka bërë kërcënime, përfshirë edhe kërcënime se Rusia mund të përdorë armë bërthamore kundër Perëndimit./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI