Flash

Marrëveshja Kim Jon Un- Putin, trupat e Phenianit do të luftojnë kundër Ukrainës

Lapsi.al 12 November 2024
Marrëveshja Kim Jon Un- Putin, trupat e Phenianit do të luftojnë

Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” me Rusinë, duke çimentuar marrëveshjen që mundëson që trupat e saj të luftojnë në tokën ruse kundër Ukrainës.

Media shtetërore koreanoveriore, KCNA, raportoi më 12 nëntor se marrëveshja, për të cilën Moska dhe Pheniani u pajtuan në qershor, do të hyjë në fuqi sapo që palët të këmbejnë kopjet e marrëveshjeve të ratifikuara.

Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve jugkoreane, Yonhap, presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar dokumentet.

Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, që është konfirmuar nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, ka rritur shqetësimet për destabilizim të mëtejmë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Koreja e Jugut ka ngritur pikëpyetje se çfarë teknologjish të reja ushtarake mund të marrë Koreja e Veriut nga Rusia në këmbim të furnizimit të Moskës me trupa.

Rusia ka zhvendosur disa burime në rajonin kufitar të Kurskut për t’iu përgjigjur ofensivës që Ukraina nisi në gusht, pasi forcat ruse kanë hasur në vështirësi që të zmbrapsin trupat ukrainase.

SHBA-ja ka vlerësuar se aktualisht janë afër 10.000 trupa të Koresë së Veriut në Rusi. Seuli dhe aleatët kanë thënë se numri është rritur në 11.000, ndërkaq Ukraina ka thënë se shifra arrin në 12.000.

Moska dhe Pheniani kanë mburrur me rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, që kur ka nisur pushtimin rus i Ukrainës, por Kremlini as nuk ka mohuar e as pohuar praninë e trupave koreanoveriore në tokën e tij./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI