Flash

Kush do të jenë njerëzit kyç të ekipit të Trump

Lapsi.al 12 November 2024
Kush do të jenë njerëzit kyç të ekipit të Trump

Donald Trump, ish-presidenti amerikan që pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar për një mandat të dytë, ka filluar të bëjë zgjedhje për administratën e tij. Ai ka shpallur tashmë disa pozita kyçe, si shefi i kabinetit, ambasadori i SHBA-së në OKB, një "Car të kufijve" dhe drejtorin e agjencisë më të madhe mjedisore të Shteteve të Bashkuara.

Trump i ka ngarkuar Howard Lutnick, një miku të tij të vjetër, rekrutimin e udhëheqësve që do të implementojnë, programin e tij. Lapsi.al ka perkthyer gazeten britanike The Guardian që ka bërë portretet dhe parashikimet e atyre që do dhe mund të marrin postet e larta. 

Pozita të konfirmuara:

  • Stephen Miller:

    Pozicion i konfirmuar: Zv/Shef i kabinetit për politikën

  • Trump's Policy Agenda Will Be Led By Stephen Miller And These Right-Wing Leaders

    Stephen Miller është një mbështetës i linjës së ashpër mbi imigracionin dhe ka qenë këshilltar politik i Trump në mandatin e parë. Ai është arkitekti kryesor i ndalimit të udhëtimit për shtetasit muslimanë dhe ka themeluar grupin "America First Legal". Pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mandatin e dytë dhe të kontribuojë në realizimin e planit për deportimin masiv të emigrantëve.

  • Susie Wiles:

    Pozicion i konfirmuar: Shefe e kabinetit

  • What to know about Trump chief of staff Susie Wiles | Fortune

    Susie Wiles është emëruar shefe e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë pozitë. Ajo ka udhëhequr fushatën e Trump për rizgjedhjen dhe është e njohur për organizimin e suksesshëm të fushatës. Besohet se ajo mund të sjellë më shumë rend dhe disiplinë në administratën e dytë.

  • Lee Zeldin:

    Pozicion i konfirmuar Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA)

  • Former congressman Lee Zeldin picked by Trump to lead the EPA

    Trump ka shpallur se Lee Zeldin, ish-deputeti i New Yorkut, do të jetë drejtor i Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit EPA-në. Zeldin ka thënë se do të punojë për të rikthyer dominimin amerikan në sektorin energjetik dhe për të reduktuar burokracinë që pengon punonjësit amerikanë.

  • Tom Homan:

    Pozicion i konfirmuar: "Car i kufijve"

  • Trump to appoint former ICE director Tom Homan as US 'border czar' | Reuters

    Tom Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë e kufijve dhe deportimin masiv të emigrantëve të paligjshëm. Ai ka shërbyer si drejtor i përkohshëm i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë mandatit të parë të Trump.

  • Elise Stefanik:

    Pozicion i konfirmuar: Ambasadore e SHBA-së në OKB

  • Elise Stefanik pushes to expand House GOP majority with record number of women

    Trump ka zgjedhur Elise Stefanik, kongresisten nga New York, për të qenë ambasadore në Kombet e Bashkuara. Ajo është një mbështetëse e fortë e Trump dhe është përfolur si një kandidate për zv/presidente.

Zgjedhje të mundshme për kabinetin:

  • Elon Musk:

    Pozita e mundshme: Nuk është specifikuar

  • Elon Musk weighing in on Trump staffing decisions: Sources - ABC News

    Elon Musk është një mbështetës i shquar i Trump dhe ka sugjeruar mundësinë e krijimit të një ministrie për efikasitetin qeveritar.

  • Mike Waltz:

    Pozita e mundshme: Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

  • Trump selects Mike Waltz as national security adviser, sources say | Reuters

    Waltz, një ish-beretë e gjelbër dhe aktualisht kongresist nga Florida, është një mbështetës i ashpër i një linje më të fortë ndaj Kinës dhe ka shprehur mbështetje për Trump.

  • Marco Rubio:

    Pozita e mundshme: Sekretar i ShtetitTrump to Tap Florida's Marco Rubio for Secretary of State: Report

    Pritet që Trump të emërojë senatorin e Floridës, Marco Rubio, si sekretar të Shtetit. Rubio është një nga mbështetësit më të fortë të politikave të Trump ndaj Kinës. Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij. “Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, thuhej në letër. Tjetër deklaratë: "Forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spastrimi etnik serb”, ka thënë Marco Rubio, gjatë një fjalimi për rolin e Amerikës në botë, në vitin 2011.

  • Richard Grenell:

    Pozita e mundshme: Sekretar i Shtetit

  • Who is Richard Grenell? Trump's right-wing 'S.O.B' gay diplomat
  • Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe këshilltar i politikës së jashtme i Trump, është një tjetër kandidat për pozitat e rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare. Ai ka qenë i dërguar speciali Trump për marrëveshjen Kosovë Serbi dhe njihet si mik i madh i presidentit Vuçiç i cili e ka dekoruar edhe me urdhrin më të lartë serb.
  • Robert F. Kennedy Jr.:

    Pozita e mundshme: Nuk është specifikuar

  • Robert F. Kennedy Jr. suspends his presidential bid, backs Trump • West Virginia Watch

    Robert F. Kennedy Jr., djali i Robert F. Kennedy dhe nipi i JFK, ka shprehur dëshirën për një rol në kabinetin e Trump, pas mbështetjes për kandidaturën e tij.

  • Tom Cotton:

    Pozita e mundshme: Sekretar i Mbrojtjes

  • US Senator Tom Cotton speaks with reporters at the Senate Subway on Capitol Hill, March 20, 2024, in Washington. (AP Photo/ Mariam Zuhaib)

    Tom Cotton, një senator i Arkansasit i njohur për pozitat e tij të ashpra mbi sigurinë dhe politikën ushtarake, mund të emërohet sekretar i Mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI