Flash

Kinë/ Makina përplaset me turmën, të paktën 35 viktima

Lapsi.al 12 November 2024
Kinë/ Makina përplaset me turmën, të paktën 35 viktima

Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 43 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një makine me një turmë njerëzish, të cilët kanë qenë duke u stërvitur në një stadium në Zhuhai të Kinës, sipas autoriteteve. Ngasësi i makinës, një 62-vjeçar, dyshohet se e ka drejtuar makinën kah Qendra e Sportit Zhuhai, ndërsa policia lokale e ka përshkruar incidentin si “sulm serioz”. Mediat kineze kanë raportuar se shumë persona të moshuar, por edhe adoleshentë e fëmijë janë në mesin e të plagosurve.

Policia ka thënë se i dyshuari është arrestuar teksa ka tentuar të ikë, dhe aktualisht është në komë për shkak të plagëve që i ka shkaktuar vetes. Incidenti ka ndodhur pavarësisht rritjes së sigurisë në qytet. Policia ka thënë se hetimet fillestare sugjerojnë se sulmi është kryer për shkak të pakënaqësive të sulmuesit me rezultatin e zgjidhjes së çështjes së pronës, pas divorcit. Megjithatë, për shkak se është në komë, ai nuk mund të merret në pyetje nga autoritetet.

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka shprehur shqetësim të thellë për incidentin, dhe u ka thënë autoriteteve që të bëjnë çdo përpjekje për të trajtuar të plagosurit, dhe ka kërkuar që sulmuesi të ndëshkohet rëndë. Kina ka regjistruar disa herë sulme të dhunshme ndaj qytetarëve të vet në muajt e fundit. Në shtator, një burrë ka kryer sulm me thikë në një dyqan në Shangai, duke vrarë tre njerëz dhe duke plagosur disa të tjerë. Në të njëjtin muaj, një 10-vjeçar japonez ka vdekur, një vit pasi është therur me thikë afër shkollës së tij në jug të Kinës./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI