Flash

Emigrantët mbërritën në mesnatë në Brindizi

Lapsi.al 12 November 2024
Emigrantët mbërritën në mesnatë në Brindizi

Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë mësohet se kanë mbërritur rreth mesnatës në portin e Brindizit, në Itali teksa u nisën në orën 19:00 nga porti i Shëngjinit me anijen e rojes bregdetare “Visalli”.

Kthimi i tyre erdhi pasi Gjykata e Romës, seksioni i emigracionit, vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e tyre dhe çështjen t'ia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Konkretisht, gjyqtarët e Romës i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar që të vendosë nëse prevalon ligji i qeverisë italiane për të ashtuquajturat "vende të sigurta", (që lejon një procedurë automatike dëbimi) apo vendimi i gjyqtarëve evropianë, sipas të cilit kërkesa e çdo emigranti duhet të vlerësohet rast pas rasti.

8 emigrantët mbërritën me anijen "Libra" të marinës italiane mëngjesin e 8 nëntorit, njëri prej tyre u kthye drejt Italisë për shkaqe shëndetësore ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër. Vendimi i qeverisë Meloni që ndryshoi listën për “vendet e sigurta” disa ditë më parë nuk konsiderohet ende i ligjshëm, sepse sipas gjykatësve të Romës, duhet përshtatur me listën e Bashkimit Europian.

Të këshilluara

Biznesmeni Rrapaj dëshmon te “Sterilizimi

Në seancën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij, biznesmeni Ilir Rrapaj. Ky i fundit shoqërohet edhe nga avokati i tij, Ardi...

12:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI