Flash

Beqaj lë qelinë, niset drejt Kuvendit për të marrë pjesë në komisionin e Sterilizmit

Lapsi.al 12 November 2024
Beqaj lë qelinë, niset drejt Kuvendit për të marrë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë ku ndodhet në paraburgim për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up. Beqaj është fotografuar teksa po shkon në selinë e Kuvendit, ku dhe mbahet mbledhja e Komisionit. Beqaj do të dëshmojë në këtë komision, për rolin e tij si Ministër i Shëndetësisë dhe rolin në aferën e sterilizimit dhe Check Up-it.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI