Flash

Rita Ora nderon Liam Payne pas ndarjes së tij nga jeta

Lapsi.al 11 November 2024
Rita Ora nderon Liam Payne pas ndarjes së tij nga jeta

Rita Ora nderoi gjatë daljes së saj në skenë artistin e ndjerë , Liam Payne.

Rita Ora, e cila bëri duet me Payne në këngën “For You” në vitin 2018, u emocionua teksa foli për idh anëtarin e “One Direction” në MTV Europe Awards në Manchester.

“Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundej. Ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë në të cilën hyri dhe la një shenjë të tillë në botë”, tha ajo.

Payne u nda nga jeta pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Zyrtarët mjekësorë konfirmuan se artisti kishte një “frakturë kraniale dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekjen e tij të menjëhershme”.

Dëshmitarët thanë se sjellja e TMZ Payne dukej “e çrregullt” përpara aksidentit fatal. Ai dyshohet se theu laptopin e tij në hollin e hotelit dhe u dërgua përsëri në dhomën e tij para rënies.

Ai mbërriti në Argjentinë në fillim të këtij muaji për të parë Horan në koncert./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Tony Todd

Tony Todd, aktori i njohur për "Candyman", ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni të mërkurën mbrëma. Ai ishte 69 vjeç. “Me keqardhje mund të konfir...

18:00

Ariana Grande heq dorë nga muzika?

Ariana Grande zbuloi së fundmi se dekada e ardhshme do ta shohë atë të largohet nga pop-i dhe të kthehet te pasioni i saj origjinal: teatri muzikor. "Unë do ...

20:33

Taylor Swift bën histori në Grammy Award

Taylor Swift është gruaja e parë në histori që është nominuar shtatë herë për albumin e vitit në Grammy. Këngëtarja e "Fortnight" ka fituar katër herë katego...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI