Flash

Merr fund përfundimisht martesa e Chiara dhe Fedez

Lapsi.al 11 November 2024
Merr fund përfundimisht martesa e Chiara dhe Fedez

Martesa e Chiara Ferragni-t dhe Fedez ka marrë përfundimisht fund.

Sipas mediave, dyshja ka nënshkruar   marrëveshjen e divorcit duke i dhënë kështu fund martesës 6-vjeçare. Ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.

Avokatët përkatës kanë njoftuar se pas negociatave të gjata, ata kanë rënë dakord për  marrëveshjen dhe divorcit të njëkohshëm, e cila do të depozitohet së shpejti në Gjykatën e Milanos.

Më pas gjyqtarët do të vendosin për divorcin përfundimtar brenda gjashtë muajve.

Në shënimin e lëshuar nga avokatët shkruhej: “Leone dhe Vittoria do të qëndrojnë me mamin dhe babin për afërsisht të njëjtat periudha, gjatë të cilave secili prind do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre”.

Dyshja  njoftuan ndarjen e tyre në fund të vitit 2022. Marrëdhënia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së njerëzve, pasi çifti shpesh ndante jetën e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi dyshja patën një debat virtual pas publikimit të këngës së Fedez, kushtuar përfundimit të martesës së tij me Ferragni. Kjo e fundit përmes rrjetit social, Instagram shkroi:

“Sonte do të publikohet një këngë romantike false, pa sinqeritet. Një përpjekje flagrante për të shfrytëzuar momentin, një akt i dhunshëm, duke qenë se kanë qenë dhjetë muaj shumë të vështirë. Po mundohem të eci përpara pavarësisht gjithçkaje dhe vetëm kërkoj të jem jashtë këtyre lojërave.

Në shumë raste kam zgjedhur të hesht, ndoshta shumë, për të mbrojtur ata që më interesojnë dhe për të mbrojtur familjen time. Por tani jam e lodhur. E lodhur nga sulmet e paarsyeshme, thashethemet e pabaza dhe thashethemet helmuese. Mendoj se është koha t’i japim fund gjithë kësaj dhe të mund të jetoj në paqe, pa u tërhequr zvarrë në situata që nuk më takojnë as sot e as kurrë më”.

Të këshilluara

Brad Pitt drejt fejesës me Ines De Ramon?

Së fundmi janë zbuluar detaje rreth romancës së Brad Pitt dhe Ines de Ramon. Një burim i afërt me aktorin tha se çifti janë "mbështetësit më të mëdhenj të nj...

15:10

Ndahet nga jeta aktori Tony Todd

Tony Todd, aktori i njohur për "Candyman", ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni të mërkurën mbrëma. Ai ishte 69 vjeç. “Me keqardhje mund të konfir...

18:00

Ariana Grande heq dorë nga muzika?

Ariana Grande zbuloi së fundmi se dekada e ardhshme do ta shohë atë të largohet nga pop-i dhe të kthehet te pasioni i saj origjinal: teatri muzikor. "Unë do ...

20:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI