Flash

Debat në komision për ambasadorët në turin e Ramës/ Tabaku: U sulmua opozita

Lapsi.al 11 November 2024
Debat në komision për ambasadorët në turin e Ramës/

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, ka shprehur shqetësim të thellë mbi përfshirjen e ambasadorëve shqiptarë në aktivitete politike të organizuara nga qeveria shqiptare, duke i quajtur këto veprime si ” përdorim të papranueshëm të trupit diplomatik për qëllime partiake. “

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Europiane me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, Jorida Tabaku denoncoi faktin se në të paktën 48 raste, ambasadorët shqiptarë kanë qenë të pranishëm në evente ku është sulmuar opozita dhe që janë zhvilluar nën flamurin e Partisë Socialiste, shpesh pa arsye të qarta për pjesëmarrjen e tyre diplomatike.

Ajo ngriti pyetjen drejtuar ministrit Hasani nëse ekziston ndonjë reagim ose politikë për të adresuar këtë përfshirje të trupës diplomatike në fushatën elektorale, duke theksuar se ” ka një kufi të qartë që nuk duhet kaluar. ”

Sipas Tabakut, qeveria nuk duhet të përfshijë përfaqësuesit diplomatikë në aktivitete me ngjyrime partiake, pasi kjo minon besueshmërinë e shërbimit diplomatik dhe përfaqësimin e vendit jashtë. ” Shërbimi diplomatik duhet të jetë i paanshëm dhe i fokusuar në interesat kombëtare, jo në fushata elektorale, ” shtoi ajo, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të këtij fenomeni.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur buxheti për Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme po diskutohet në parlament dhe takimet e Ramës me diasporën janë shtuar si pasojë e votës së emigrantëve.

Fjala e plotë e Tabakut :

Dëgjova disa herë që përmendët fjalën “diasporë” dhe kjo lidhej me aktivitetet për diasporën, si dhe me rritjen e shpenzimeve të ministrisë suaj për këtë sektor, për shkak të shtimit të aktiviteteve.

Prandaj, dëshiroj të nis këtë diskutim duke ngritur një shqetësim të madh që ka dalë në ditët e fundit. Disa ambasadorë shqiptarë, pjesë e shërbimit diplomatik, kanë qenë të pranishëm në aktivitete politike të organizuara nga qeveria shqiptare me qëllime partiake. Duke qenë se ju jeni një diplomat me përvojë, i cili e njeh shumë mirë shërbimin diplomatik, a ka ndonjë koment Ministria e Jashtme në lidhje me përfshirjen e ambasadorëve në procesin elektoral?

Në të paktën 48 raste, ambasadorët kanë shoqëruar ministrin, kryetarin e bashkisë ose kryetarin e shtetit në aktivitete ku është sulmuar opozita, pa asnjë arsye të ligjshme për praninë e tyre. Për mua, ka një kufi që nuk duhet kaluar dhe përfaqësuesit diplomatikë nuk duhet të jenë pjesë e aktiviteteve partiake. Kemi numëruar 48 raste që lidhen me këtë problem.

Tani kalojme te pikat e tjera. Në emër të anëtarëve të këtij grupi, shpresoj që kapitujt e tjerë të ndahen më herët sesa ndodhi me grupkapitullin e parë. Kjo është e padrejtë, pasi nuk kemi ndarje në këtë proces dhe nuk ka arsye që këto veprime të kryhen për sy e faqe. Së dyti, a është i përfshirë në koordinimin e procesit gjithë stafi që ka punuar për klasterin 6, siç ishte për klasterin 1? Kjo për shkak se kemi një listë prioritetesh dhe detyrash për t’u kryer sipas pozicioneve negociuese.

A reflektohen ato në buxhet? Për më tepër, nuk arrij të kuptoj nëse stafi negociues për kapitullin 6 është përfshirë gjithashtu në ndërtimin e buxhetit për pjesën e integrimit.

Sa i përket diplomacisë ekonomike, a ka ndonjë strategji të veçantë që po ndiqni? Dëgjova për ambasadën në Indi, e cila është një prioritet për periudhën e ardhshme, edhe pse më parë kemi pasur një përfaqësi në Indi që është mbyllur. Prandaj, jam e interesuar të kuptoj se si është procedura për hapjen e ambasadave dhe si lidhet kjo procedurë me prioritetet e diplomacisë ekonomike dhe me bordin e eksporteve.

Kam ngritur shqetësime se si funksionon struktura e negociatave. Ju drejtoni Ministrinë e Europës dhe gjithashtu kemi një kryenegociatore, së bashku me një strukturë tjetër për menaxhimin e fondeve, të cilat më duken të vështira për t’u koordinuar. A kemi një plan për të ndryshuar strukturën dhe skemën për këtë çështje?

Lidhur me planin e rritjes, kemi një dokument të qeverisë shqiptare dhe një dokument të Komisionit Europian mbi vlerësimin e këtij plani. Megjithatë, deri më tani nuk kemi një agjendë ekonomike të publikuar nga qeveria shqiptare, as një listë administrative për planin e rritjes. Është e nevojshme të fillojmë një diskutim për planin e rritjes. Duhet të kemi mundësinë të shohim aktivitetet e përfshira në buxhet dhe indikatorët e këtyre projekteve, prandaj habitem pse mungojnë këto projekte në buxhet.

A ka një strukturë të veçantë që do të merret me planin e rritjes dhe zbatimin e tij? A është e përfshirë drejtoria e koordinimit të fondeve dhe a është rritur kapaciteti për përthithjen e fondeve, sidomos duke marrë parasysh situatën me fondet e donatorëve?

Së fundi, kam ngritur një shqetësim lidhur me zbatimin e MSA-së, një çështje që ju e njihni mirë. A jeni në dijeni se vitin e kaluar janë përafruar vetëm 12 ligje? Kur kërkova agjendën, e bëra për të diskutuar mbi planin e rritjes, agjendën ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit në përgjithësi. A mendoni se sot duhet të ishim duke debatuar për ligjet e përafruara, për grupet e interesit që duhej të ishin përfshirë dhe ndikimin e tyre në ekonomi, në vend që të ndjekim thjesht propagandën?

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI