Flash

Biznesmeni Rrapaj dhe ortaku i tij thirren në Komisionin hetimor të Shëndetësisë

Lapsi.al 11 November 2024
Biznesmeni Rrapaj dhe ortaku i tij thirren në Komisionin hetimor të

Komisioni hetimor për Shëndetësinë do të vijojë sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionin e sterilizimit.

Sot është thirrur për t'u marrë në pyetje biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ortaku i tij Italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Gjithashtu për të dëshmuar është thirrur dhe Anila Denaj e cila në atë kohë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë. Pikërisht për këtë kohë, burimet bëjnë me dije po pyetet nga ekspertët e Byrosë së Hetimit.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane.

Biznesmeni ndodhet në 'arrest me burg' prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator, ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit ...

07:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI