Flash

63% e numrit të pagesave bankare bëhen nëpërmjet internetit

Lapsi.al 11 November 2024
63% e numrit të pagesave bankare bëhen nëpërmjet internetit

Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike e rritën më tej peshën e tyre kundrejt totalit të pagesave bankare në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.9 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 63% e tyre ose pothuajse 2.5 milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.

Pesha e veprimeve nga kanalet elektronike shënoi rritje të mëtejshme krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kur pagesat elektronike përbënin rreth 61% të numrit total të transfertave bankare të kreditimit dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ku përbënin 58.5%.

Për të gjithë 9-mujorin 2024, pesha e pagesave elektronike arriti në 61% të totalit të transfertave, nga 57% që zinte një vit më parë. Ndërkohë, gjatë tremujorit të tretë të vitit u regjistrua edhe një rritje e peshës specifike të transfertave elektronike në vlerë. Rreth 41% e vlerës së përgjithshme të transfertave u krye nëpërmjet veprimeve elektronike në distancë, nga 39% e që kishte qenë pesha e tyre në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.

Zhvendosja e transfertave bankare drejt kanaleve elektronike është një pikë të rëndësishme kthese në marrëdhënien e publikut shqiptar me shërbimet bankare. Që prej vitit të kaluar, veprimet e internet banking dhe mobile banking kanë kaluar numrin e veprimeve që kryhen fizikisht në sportelet e bankave. Ndërkohë, pesha e tyre është në rritje të vazhdueshme edhe në vlerë.

Në fund të vitit 2023, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në në pothuajse 1.1 milionë mijë, në rritje vjetore me pothuajse 25%. Vlerësohet se tashmë 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 28.2% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2022.

Më shumë se 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. Megjithatë, rritja më e madhe e llogarive të lidhura me internet vitin e kaluar u shënua në segmentin e bizneseve, me 25% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Përdorimi i kanaleve online kursen kohë dhe është një zhvillim i rëndësishëm për shmangien e radhëve të klientëve në sportelet e bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është vërtet e domosdoshme.

Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e bankingut në distancë. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të tjera, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë.

Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga Banka e Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision.

Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave. E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave. /Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit ...

07:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI