Flash

Rihanna nxit aludimet për largimin nga muzika

Lapsi.al 10 November 2024
Rihanna nxit aludimet për largimin nga muzika
Rihanna nxiti thashethemet për daljen në pension teksa po merrte pjesë në një event Fenty Beauty në vendlindjen e saj Barbados. Ndërsa ishte atje për të festuar hapjen e një dyqani Fenty, këngëtarja tha: "Muzika ishte gjëja që më tërhoqi vëmendjen, por Zoti kishte plane të tjera për mua". Ndërsa krijuesja e hitit "Diamonds" premtoi më parë se do të publikonte muzikë të re në të ardhmen, fansat e këngëtares e morën mesazhin e saj si një shenjë se largimi nga muzika mund të vinte më shpejt se sa mendonin. "Ajo përpiqet të thotë se nuk do të publikojë asnjë projekt të ri muzikor," komentoi një përdorues i mediave sociale. Rihanna më parë mbante titullin e muzikantes më të pasur me një vlerë neto prej 1.4 milionë dollarësh falë linjave të saj të suksesshme Fenty Beauty dhe Savage x Fenty. Ajo u tejkalua nga Taylor Swift  muajin e kaluar, pasi vlera neto e artistes ishte rreth 1.6 miliardë dollarë, sipas Forbes. Revista financiare raportoi se Swift fitoi vendin e parë për shkak të muzikës dhe shfaqjeve të saj live.

Të këshilluara

Ariana Grande heq dorë nga muzika?

Ariana Grande zbuloi së fundmi se dekada e ardhshme do ta shohë atë të largohet nga pop-i dhe të kthehet te pasioni i saj origjinal: teatri muzikor. "Unë do ...

20:33

Taylor Swift bën histori në Grammy Award

Taylor Swift është gruaja e parë në histori që është nominuar shtatë herë për albumin e vitit në Grammy. Këngëtarja e "Fortnight" ka fituar katër herë katego...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI