Flash

Të paktën 16 viktima nga sulmet izraelite në Gazë

Lapsi.al 9 November 2024
Të paktën 16 viktima nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 16 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të shtunën në dy sulme të ndara izraelite në Rripin e Gazën.  Një sulm e goditi një shkollë të shndërruar në strehimore në qytetin e Gazës, duke i vrarë së paku gjashtë njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Dy gazetarë vendës, një grua shtatzënë dhe një fëmijë, janë në mesin e të vdekurve.

Ushtria izraelite tha se kreu sulm ndaj grupit militant, Xhihadi Islamik, por nuk dha prova apo hollësi shtesë. Shtatë njerëz të tjerë u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një tendë në jug të qytetit Han Junis, ku të zhvendosurit po strehoheshin, sipas Spitalit Nasser. Në mesin e të vdekurve janë dy gra dhe një fëmijë, tha spitali.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se ushtria izraelite e goditi spitalin kryesor në Gazë, Al-Aqsa Martyrs, duke i vrarë tre njerëz. Ushtria izraelite e ka përqendruar ofensivën në Xhabalia, kampin e dendur të refugjatëve, në të cilin Izraeli pretendon se janë rigrupuar luftëtarët e Hamasit – grupit palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pjesë të tjera të prekura nga fushata e re ushtarake përfshijnë Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, që ndodhen në veri të qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se dhjetëra mijëra njerëz janë në këtë zonë.

Prej se nisi lufta para më shumë se një viti, ushtria izraelit ka goditur disa shkolla dhe kampe refugjates, të cilat janë të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre si pasojë e ofensivave dhe urdhrave të Izraelit për evakuim.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin vazhdimisht se vepron brenda infrastrukturës civile në Gazë, përfshirë në shkolla, objekte të OKB-së dhe spitale. Këto akuza janë mohuar nga grupi palestinez.

Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, thotë OKB-ja

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi kreu sulm në Izrael më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 civilë janë ende në robëri dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.

Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI