Flash

Fshati zviceran i kërcënuar nga shembja e gurëve

Lapsi.al 9 November 2024
Fshati zviceran i kërcënuar nga shembja e gurëve

Një fshat i vogël zviceran i cili mori vëmendjen e gjithë botës vitin e kaluar kur u detyrua t’i evakuojë banorët për shkak se rrezikohej nga shembja e një pjesë bjeshke mbi të duhet t’i evakuojë banorët përsëri. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët vendës të shtunën.

Komuna e Albulës në lindje të Zvicrës, e cila e përfshin edhe fshatin Brienz, tha se ka rrezik të shembjes së gurëve, sikur kishte ndodhur në qershor të vitit të kaluar kur shembja e gurëve për pak sa nuk e goditi atë.

“Ekipi udhëheqës i komunës Albula... është i përgatitur për evakuimin e banorëve të Brienzit si masë parandalimi”, tha komuna në X.

Një takim informues me banorët do të mbahet të shtunën në orën 19:00, tha ajo. Në maj 2023, autoritetet i kishin urdhëruar 84 banorët e fshatit të largoheshin nga fshati, për shkak të frikës se ai mund të mbulohej nga shembja e gurëve.

Kur shembja e gurëve për pak sa nuk e kishte goditur fshatin një muaj më vonë, vetëm disa bujq ishin lejuar të ktheheshin përkohësisht dhe ishin vendosur në shatorre në fushat pranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI