Flash

Dëshmi tronditëse nga përmbytjet në Valencia

Lapsi.al 9 November 2024
Dëshmi tronditëse nga përmbytjet në Valencia

Ashtu si çdo prind në Valencia atë ditë, Victor Matías nxitoi të merrte fëmijët nga shkolla dhe të mblidheshin në shtëpi, ndërkohë që bashkëshortja e tij duhej të merrte turnin e dytë në punë, pavarësisht paralajmërimeve për përmbytje. Ai mori djemtë e tij, Izan, 5 vjeç dhe Rubén, nga shkolla, pa menduar që vetëm pak kohë më vonë, vërshimi i ujit do t’ia merrte nga duart, duke i bërë pjesë e 90 personave të cilët janë ende të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Valencia.

Gjithashtu BBC ka shkuar në shtëpinë e dy të miturve, ndërsa ka biseduar edhe me fqinjëte për të marë detaje nga ajo që ndodhi, histori e cila është bërë e njohur në të gjithë Spanjën, pasi tashmë dy vëllezërit njihen si “Fëmijët e humbur”. Siç raportohet nga fqinjët një kamion i parkuar pranë shtëpisë është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe është përplasur me shtëpinë dhe ka shkaktuar tragjedinë. Ata thonë se pas prishjes së murit, rrjedha e ujt mori babanë dhe dy djemtë, dhe pavarësisht përpjekjeve që t’i mbante bashkë fëmijët, rrjedha e ujit ia mori nga duart.

“Tentova t’i mbaja në duar, por mi mori uji”, thotë një nga fqinjët Victor Matíasin.

Ndërsa Victor u gjet rreth katër orë më vonë, më shumë se 200 metra larg, teksa ishte kapur pas një peme. Nëna e tij gjyshja e djemve zbuloi se Victor ishte gati të hidhej në ujë dhe t’i dorëzohej fatit të tij, por më pas ishte ndal dhe kishte menduar se nuk mund ta linte gruan e tij vetëm. E gjithë lagjja në La Curra, pavarësisht dhimbjes së shkatërrimit, nisi kërkimin për dy të miturit menjëherë pasi uji u tërhoq mjaftueshëm.

"Por nga të fillonin? Makinat, tullat, kornizat e shtratit ishin bartur qindra metra larg vendit ku qëndronin dikur. Një ekip zjarrfikëssh nga Mallorca dhe më pas vullnetarë të Mbrojtjes Civile nga ishulli Ibiza erdhën gjithashtu dhe kërkuan zonat më të vështira për t’u arritur. Pavarësisht gati dy javësh kërkime intensive ditore, vëllezërit nuk u gjetën," thonë fqinjët.

Familjarët rrëfejnë se jeta e prindërve të djemve është kthyer tashmë në pluhur, ndërsa trauma që po përjetojnë është e fortë. Gjyshja tregon se babai i djemve fle me batanijen e fëmijëve përqafuar, pasi ëhstë e vetmja mënyrë që t’i ndjejë ata afër.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI