Flash

Berisha para qytetarëve: Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro

Lapsi.al 9 November 2024
Berisha para qytetarëve: Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar për rritjen e rrogave tha se do të bëjnë që taksat e qytetarëve. Në fjalën e tij në tubimin qytetar Berisha tha se në Shqipëri nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro.

"Ndaj miqtë e mi unë jam këtu për t’u zotuar se qeveria dhe programi i ardhshëm i PD do ketë ligjin e parë, çdo buxhet investimi kryesor tek njeriu, tek njeriu, tek njeriu. Asnjë rrogë më e lartë se katërfishi i rrogës mesatare në Republikën e Shqipërisë. Vidhni sa të mundni hajdutë, për hundësh do ua nxjerrim, kudo që t’i fshihni do ua gjejmë, qytetarëve do ua kthejmë. A mundet në një republikë të vlerave, që një njeri të marrë sa 70 pensionistë?

A mundet në një republikë të ligjit, Kushtetutës, që një zyrtar të marrë sa rrogën mesatare të 10 zyrtarëve? Këto marrin fund miqtë e mi. Rrogat, fondet do shkojnë për pensionet, që nuk do ketë më pension kurrë nën 200, ose do llogaritet mbi bazën e minimumit jetik prej 200 euro. Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro.

Nuk do ketë pagesë papunësie nën 200 euro. Nuk do ketë shqiptar që do marrë në muaj më pak se 200 euro. Jo, jo, nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Nuk do ketë rrogë maksimale më shumë se katërfishin e rrogës mesatare. Do i japim fytyrën njerëzore republikës. Do të bëjmë që taksat e tyre, e qytetarëve, e biznesmenëve të shndërrohen në mirësi të merituara plotësisht për qytetarët," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI