Flash

Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardhshme të kabinetit

Lapsi.al 8 November 2024
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardhshme të

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Susie Wiles, një nga drejtueset e ekipit të fushatës së tij, si shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, gruaja e parë që do të ketë këtë post të rëndësishëm.

Wiles i atribuohet gjerësisht merita brenda dhe jashtë rrethit të brendshëm të Trump për drejtimin e fushatës së tij të fundit, që konsiderohet si më e disiplinuara. Ajo ishte pretendentja kryesore për këtë pozicion.

Ajo ka qëndruar përgjithësisht në hije dhe madje as nuk pranoi të merrte mikrofonin për të folur ndërsa Trump deklaroi fitoren në orët e para të së mërkurës.

Enërimi i Wilesit është vendimi i parë madhor i Trump si president i zgjedhur dhe mund të jetë një provë përcaktuese për administratën e ardhshme të tij, pasi i duhet të krijojë shpejt ekipin që do të ndihmojë në drejtimin e qeverisë federale.

"Susie është e fortë, e zgjuar, krijuese dhe admirohet dhe respektohet në të gjithë botën. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri madhështore," tha Trump në një deklaratë. "Ajo e meriton plotësisht që të jetë shefja e parë femër e kabinetit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar."

Shefat e kabinetit shërbejnë si personat më të besuar të presidentit, ndihmojnë në ekzekutimin e agjendës së presidentit dhe balancojnë prioritetet politike. Wiles është një këshilltare republikane me bazë në Florida, e cila drejtoi fushatat e Trump në këtë shtet në vitet 2016 dhe 2020, si edhe fushatën e suksesshme të guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në vitin 2018./ REL

Të këshilluara

Putin: Po formohet një rend i ri botëror

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi....

18:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI