Flash

Rrahje masive e izraelitëve në rrugët e Amsterdamit (Fotot)

Lapsi.al 8 November 2024
Rrahje masive e izraelitëve në rrugët e Amsterdamit (Fotot)
Dhunë masive në rrugët e Amsterdam ndaj tifozëve izraelitë të Maccabi Tel Aviv pas një ndeshjeje të Europa Ligës. Me dhjetëra persona janë ndjekur në rrugët e Amsterdamit duke u rrahur përmes një sulmi "të paramenduar" sic e ka quajtur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike me kryeministrin holandez Dick Schoof. Në përgjigje, Schoof deklaroi publikisht: "Sulmet antisemite në Amsterdam janë të papranueshme". Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit ka konfirmuar se Netanyahu ka urdhëruar dërgimin e dy avionëve në Amsterdam për të shpëtuar tifozët e Maccabi Tel Aviv, pasi dhuna e ndodhur gjatë natës çoi në dhjetëra arrestime në periferi të një ndeshje futbolli në Europa League. “Kryeministri ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve të shpëtimit për të ndihmuar qytetarët tanë”, thuhej në një deklaratë nga zyra e Netanyahu, ku nënvizohej se kryeministri izraelit e konsideron “incidentin mizor me seriozitetin më të madh”. [caption id="attachment_957097" align="alignnone" width="1338"] Screenshot[/caption] Policia holandeze mbrojti dhe shoqëroi tifozët izraelitë në hotelin e tyre pas përleshjeve me grupet kundërshtare në dukje pro-palestinezë. Sipas asaj që raportohet nga The Times of Israel, disa tifozë të Maccabi Tel Aviv udhëtuan në Amsterdam për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre kundër Ajax (të fituar nga mikpritësit 5-0, red). Ata treguan se u sulmuan nga njerëz të maskuar, disa prej të cilëve me flamuj palestinezë , duke thirrur "Palestine e lirë". Autoritetet lokale thonë se kanë kryer 62 arrestime në total gjatë ditës. Pesë persona u shtruan në spital. Policia njoftoi gjithashtu në një postim në X se kishte nisur një hetim të madh për incidente të shumta dhune. [caption id="attachment_957095" align="alignnone" width="1338"] Screenshot[/caption] Ministri i ri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar (e bëri betimin gjatë natës para Parlamentit, red.) fillimisht kishte folur për dhjetë tifozë të Maccabi-t që u plagosën dhe denoncoi: ishte një pritë teksa po dilnin nga stadiumi. [caption id="attachment_957096" align="alignnone" width="1338"] Screenshot[/caption] Saar "nënvizoi seriozitetin me të cilin Izraeli i sheh sulmet e dhunshme në shkallë të gjerë kundër qytetarëve të tij në Amsterdam" dhe gjithashtu i kërkoi homologut të tij holandez Kasper Veldkamp të lehtësonte transferimin e izraelitëve nga hotelet e tyre në aeroport.

Të këshilluara

Putin: Po formohet një rend i ri botëror

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi....

18:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI