Flash

Meloni në linjë me Macron pas fitores së Trump: Europa duhet të gjejë një balancë

Lapsi.al 8 November 2024
Meloni në linjë me Macron pas fitores së Trump: Europa duhet

Liderët e BE-së janë mbledhur në Budapest për një samit joformal mbi situatën ekonomike në BE, një detyrë që është shtyrë dhe nga ‘kërcënimi’ i politikave proteksioniste të “Amerikës së Parë” që premtoi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është shprehur në takim se Evropa duhet të gjejë një balancë dhe të mos presë të mbështetet te SHBA-ja.

“Mos pyesni se çfarë mund të bëjë SHBA për ju, pyesni se çfarë duhet të bëjë Evropa për veten e saj,” tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa takimi nisi. “Evropa duhet të gjejë një balancë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë.”, tha ajo.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar për rikthimin e Trump, jo vetëm për shkak të armiqësisë së tij ndaj NATO-s dhe qëndrimeve ndaj Ukrainës, por gjithashtu për pasojat ekonomike të kërcënimit të tij për t’i bërë BE-së “të paguajë një çmim të madh” për mos blerjen e mjaftueshme të importeve amerikane.

Liderët do të përqendrohen në diskutimin e një serie reformash radikale të propozuara në një raport të madh të publikuar në shtator nga ish-kryeministri italian dhe kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili paralajmëroi se blloku mund të përballej me një rënien të ngadaltë dhe të mundimshme, nëse nuk vepronte shpejt dhe vendosmërisht, shkruan The Guardian.

Përgjigjja e BE-së ndaj vështirësive të saj ekonomike dhe rizgjedhjes së Trump, është e penguar nga fakti se dy fuqitë më të mëdha të bllokut janë dobësuar nga krizat politike në vendet e tyre. Qeveria e koalicionit të Gjermanisë u shemb të mërkurën, ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka shumicë parlamentare.

Duke thënë se pandemia e Covid-it dhe lufta në Ukrainë kanë ndryshuar rregullat e tregtisë ndërkombëtare në dëm të BE-së, raporti i Draghi kërkoi një investim masiv prej 800 miliardë euro në vit për ekonominë e bllokut, ekuivalente me rreth 5% të prodhimit ekonomik vjetor të BE-së.

Propozimet e Draghi për financimin e investimeve urgjente përfshinin më shumë huamarrje të përbashkët, një mundësi që është e papranueshme për kombet më “të kursyera” të bllokut, si Gjermania dhe Holanda.

Draghi, i cili pritej të paraqiste raportin e tij në detaje për 27 kryetarët e shtetit dhe qeverisë të BE-së që do të merrnin pjesë në samit, tha se blloku nuk mund ta shtynte më përballjen me vendime thelbësore, duke shtuar se ndjenja e urgjencës sot është më e madhe se sa ishte një javë më parë.

“Kemi shtyrë shumë vendime të rëndësishme për të gjetur konsensus mes shteteve anëtare të BE-së,” tha Draghi për gazetarët. “Ky konsensus nuk erdhi dhe si rezultat kemi pësuar rritje më të ulët ekonomike.” 

Ai tha se huamarrja e përbashkët, e ndërmarrë për herë të parë nga blloku për të financuar fondet e rikuperimit nga pandemia, do të ishte e domosdoshme.

Me ekonominë më të madhe të Europës, që ka gjasa të jetë e ngërthyer në një lëmsh politik për disa muaj të tjerë, diplomatët thanë se kishte pak shpresë për adoptimin e ndonjë hapi konkret për të stimuluar ekonominë e Europës në të ardhmen e afërt.

Të këshilluara

Putin: Po formohet një rend i ri botëror

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi....

18:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI