Flash

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 8 November 2024
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për inceneratorin e

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës, duke u akuzuar për korrupsion në dy raste. Mësohet se Bllakos i është komunikuar akuza pak ditë më parë nga prokurori Dritan Prençi, teksa ai ndodhet në qeli prej me shume se dy vite.

Kujtojmë që për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës.

Konkretisht ish ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI