Flash

Hetimi i Benet Becit/ U zbuluan komunikime në telefonin e gruas së Berberit

Lapsi.al 8 November 2024
Hetimi i Benet Becit/ U zbuluan komunikime në telefonin e gruas së

Më shumë detaje janë zbuluar lidhur me dosjen që ka në "duar" SPAK për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" tha se hetimi ka nisur pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sipas saj, ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi e shoqja e Berberit punonte në KESH, institucion që dikur drejtohej nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës. Ndër të tjera, Klodiana Lala tha se Beci po hetohet për dy vepra penale; korrupsion dhe shpërdorim detyre.

"Benet Beci është person nën hetim zyrtarisht nga SPAK. Po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre. Nuk po hetohet si kryetar bashkie i Shkodrës, por si drejtues i KESH, kur ka qenë drejtor i KESH vite më parë. Është interesant mënyra si ka nisur hetimi. Është pyetur të premten, nuk qëndroi gjatë sepse nuk kishte avokat, më pas ka zgjedhur avokat. Detaj interesant është që SPAK, ka hetuar ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor shqiptar, Evis Berberi. Në shtëpinë e zotit Berberi ishte bërë kontroll. Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularin e bashkëshortes, që ka qenë zyrtare e lartë në KESH.

Janë zbuluar mesazhe jo vetëm me zotin Beci, por edhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Infrastrukturës. Pasi janë mbledhur kontrata dhe dokumentacion, prokurorët kanë konkluduar se zoti Beci duhet të jetë person nën hetim. Nga informacionet që kam arritur të marrë, janë thirrur edhe bashkëpunëtorë të zotit Beci.

Kjo është panorama që ka të bëjë me hetimin deri tani. Mbetet për t’u parë. Zoti Beci nuk ka dhënë dorëheqjen", tha Lala.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI