Flash

GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Metamorfoza’, mes tyre Pëllumb Gjoka e 6 të tjerë

Lapsi.al 8 November 2024
GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Metamorfoza’, mes tyre

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të 7 të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”. Mes të pandehurve të çështjes janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre të pandehur kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Për këtë gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndaj Pëllumb Gjokës, akuzat për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Ndërsa ish-prokurori akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Gjithashtu është dërguar për gjykim dosja për Behar Brajoviqin, Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Ardrit Hasanbegajn. SPAK njofton se janë sekuestruar 3 pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2 në plazhin e Velipojës dhe pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë 980 300 euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI