Flash

Organizonin lojëra fati, arrestohen tre persona në Korçë

Lapsi.al 7 November 2024
Organizonin lojëra fati, arrestohen tre persona në Korçë

Tre persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar nga autoritetet në Korçë. Policia njofton se këta shtetas, u kapën duke luajtur lojëra fati në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasi A. M.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Adaptimi”. Zbulohet një lokal i paregjistruar në organet tatimore, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit.

Vihen në pranga 3 shtetas (njëri prej tyre administratori i lokalit) dhe procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në këtë lokal, duke organizuar/luajtur lojëra fati të paligjshme.

Sekuestrohen 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Adaptimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar”;

E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

M. S., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, për shtetasit: R. I., 25 vjeç, K. L., 20 vjeç, F. K., 30 vjeç, E. M., 30 vjeç, D. B., 36 vjeç, E. Sh., 28 vjeç dhe K. K., 49 vjeç, banues në Maliq dhe në Korçë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë të gjithë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasi A. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Analiza e REL: Raportet Trump-Kosovë

Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës ...

09:43

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Këtë të enjte, më 7 nëntor 2024, euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 9o.6 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Pau...

09:01

Parashikimi: Mot i freskët dhe i kthjellët

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të freskët. ...

07:41

Aksident pranë Kasharit, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Kasharit. Mësohet se si pasojë e aksident dy persona kanë mbetur të lënduar. Shtetasit e lënduar janë transportuar në spita...

07:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI