Flash

Macron: Të zgjohemi, të mbrojmë Europën. Amerika nuk do të kujdeset për ne

Lapsi.al 7 November 2024
Macron: Të zgjohemi, të mbrojmë Europën. Amerika nuk do

Presidenti francez Emmanuel Macron foli për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe tha se ka ardhur koha që evropianët të marrin proceset politike në duart e tyre. Gjatë një fjalimi në Samitin e komunitetit politik në Budapest, presidenti francez tha se evropianët duhet të mbrojnë interesat e tyre.

“Ne nuk duhet t’ia delegojmë sigurinë Amerikës përgjithmonë. Lideri amerikan Donald Trump do të mbrojë në mënyrë legjitime interesat e popullit amerikan. A jemi gati të mbrojmë interesat e popujve evropianë?”, tha ai.

Lideri francez tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë është interesi më i mirë i Evropës.

“Interesi ynë është që Rusia të mos fitojë”, theksoi 46-vjeçari.

Ai tha gjithashtu se liderët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë forcën dhe vullnetin që ta shkruajnë vetë historinë. Gjithashtu Macron foli pak pasi u bë e ditur se republikani do të bëhej presidenti i 47-të i SHBA-së dhe e uroi për fitoren.

“Ne jemi gati të punojmë së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, përfundoi ai.

Të këshilluara

Putin: Po formohet një rend i ri botëror

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi....

18:53

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI