Flash

“Je përfaqësuese e krimit të organizuar”, Bardhi kërkon dorëheqjen e Spiropalit

Lapsi.al 7 November 2024
“Je përfaqësuese e krimit të organizuar”, Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Bardhi i referohet vendimit të Gjykata Administrative që anuloi përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë.

"Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitës.

Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar, do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen. Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, t'i heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here", tha Bardhi.

 

 

 

Të këshilluara

Analiza e REL: Raportet Trump-Kosovë

Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës ...

09:43

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Këtë të enjte, më 7 nëntor 2024, euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 9o.6 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Pau...

09:01

Parashikimi: Mot i freskët dhe i kthjellët

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të freskët. ...

07:41

Aksident pranë Kasharit, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Kasharit. Mësohet se si pasojë e aksident dy persona kanë mbetur të lënduar. Shtetasit e lënduar janë transportuar në spita...

07:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI