Flash

Diskutohet miratimi i buxhetit, opozita rikthehet në Kuvend

Lapsi.al 7 November 2024
Diskutohet miratimi i buxhetit, opozita rikthehet në Kuvend

Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare ditën e sotme, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2025”.

Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

Ndërkohë pritet edhe rikthimi i deputetëve të përjashtuar të PD në seancë, pasi Gjykata Administrative shpalli dje vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë. Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.

Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.

Të këshilluara

Parashikimi: Mot i freskët dhe i kthjellët

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të freskët. ...

07:41

Aksident pranë Kasharit, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Kasharit. Mësohet se si pasojë e aksident dy persona kanë mbetur të lënduar. Shtetasit e lënduar janë transportuar në spita...

07:13

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 90 lekë dhe do shi...

08:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI