Flash

Cardi B zbulon emrin e vajzës së porsalindur

Lapsi.al 7 November 2024
Cardi B zbulon emrin e vajzës së porsalindur

Reperja Cardi B  ka zbuluar emrin e fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Offset.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, reperja. publikoi një video ku dukeshin pesë byzylykët diamanti që mban në dorë.

Dy nga byzylykët shkruanin emrat e dy fëmijëve më të mëdhenj: vajza Kulture, gjashtë vjeç dhe djali Wave, tre.

Ajo bëri çmos për të fshehur byzylykun e pestë me emrin e fëmijës së saj të tretë, por u zbulua se emri mban shkronjat “B” dhe “L”.

“Nuk mund ta shihni ende emrin e vajzës sime, kështu që më duhet ta fsheh të fundit“, tregoi ajo ndërsa ktheu kyçin e dorës për kamerën.

Mirëpo fansat  komentuan menjëherë  se vunë re edhe shkronjat ‘S’ dhe ‘O’ dhe ‘M’ në byzylykun e diamantit.

Shumë ishin të bindur se Cardi e ka quajtur vajzën e saj të porsalindur ‘Blossom’. Ndërkohë, të tjerë shkruajnë se vajza quhet ‘Bloom’.

Fituesja e Grammy-t njoftoi lindjen e vajzës së saj më 12 shtator me një postim të përzemërt në Instagram. “Gjëja më e bukur ”, shkroi Cardi.

 

Artistja zbuloi se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin e saj të larguar, Offset, më 1 gusht – vetëm një ditë pasi ajo bëri kërkesën për divorc nga ish-reperi Migos.

Dyshja mirëpriti Kulture në 2018. Wave lindi në 2021.

Ai është gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë, Jordan, 14, Kody, 9 dhe Kalea, 9, nga marrëdhëniet e mëparshme.

 

 

Të këshilluara

Daniel Craig flet për rolin “James Bond”

Daniel Craig ka folur së fundmi për rolin e tij si “James Bond”. Gjatë një interviste të përbashkët me aktorin e Queer, Drew Starkey për Variety, Craig, u py...

16:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI