Flash

Bardhi akuza deputetit të PS: Ke fshehur 1.8 mln euro

Lapsi.al 7 November 2024
Bardhi akuza deputetit të PS: Ke fshehur 1.8 mln euro

Një debat i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit dhe deputetit të PS-së, Eduart Shalsit, është zhvilluar gjatë diskutimeve në Kuvend për buxhetin faktik 2023. Bardhi tha se deputeti i Partisë Socialiste ka të fshehura 1.8 milionë euro në emër të personave të tretë.

Në përgjigjen e tij, Shalsi i quajti "langaraq politik" disa nga deputetët e opozitës, ku tha se hanë darka me oligarkë dhe thonë se jua do politika. Bardhi ka replikuar sërish me deputetin socialist ku tha se ai me rrogë 1 mijë euro dhe bashkëshorja e tij me rrogë 700 euro, ka arritur të shtatëfishojë pasurinë nga 90 mln lekë të vjetra në 680 mln lekë të vjetra.

DEBATI:

Bardhi: Ka pasuri të treguara, ka pasur jo të treguara. Kur dëgjoni parafolësin që flet për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se flet për mirëqenien e tij. Parafolësi me pagë 1 mijë euro ai dhe 700 euro bashkëshortja ka shtatëfishuar pasurinë e tij në 10 vite. I kujtoj kolegut që t’i kanë gjetur edhe 1.8 milion euro që i ke të fshehta në emër të të tretëve dhe bëhu gati të shkosh ti bësh një vizitë Çyrbes si banor në të njëjtën qeli.

Shalsi: Nëse kë këllqe shko bëj kallëzim. Unë nuk jam si disa prej jush, lëngaraq politik, që këtej akuzoni dhe këtej thoni e bëra për politik. Unë nuk jam nga ata që pi kafe me oligarkë dhe kam frikë të them që pi kafe me një biznesmen, siç bëni ju që në darkë shkoni i kërkoni falje dhe i thoni na i do politika. Shkoni bëni kallëzim dhe o jeni me SPAK o jeni me ata që akuzojnë SPAK. Sqarojeni, sot në njërin prehur, nesër në prehrin e tjetrit, bëhuni burra dhe ato meraqe që keni për tu bërë deputet, merrni një vendim kurajoz në jetën tuaj. E di pse e bëni? Për mbijetese politike, por çe doni mbijetesën politike kur pështyni mbi veten tuja. Merrni kurajën, kallëzoni, por keni shembuj se çfarë ndodh me kallëzime të rremë.

Bardhi: Shals mos ik, se të dhashë të dhëna konkret dhe na fole për flamurin. S’ka nevojë për kallëzimin tim, se po të hetojnë vetë. Ne nuk jemi aq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Zotrote dhe familja jote je e vetmja që ke rritur mirëqenien me rrogë 1 mijë euro ti dhe 700 euro gruaja, e ke shtatëfishuar me miliona euro, për atë do japësh llogari. Kur ti thuash shqiptarëve që është rritur mirëqenia shpjegoja që e ke për familjen tënde. Është shtuar buxheti i familjes tënde me para të marra nga buxheti i shtetit, për projekte që zotrote ishe ministër dhe i shkruaja ne zyrën e ministrit, pastaj ja çojë Belindës dhe ministrisë së Financave që ti merrte paratë gruaja jote. Për këtë duhet t’i shpjegosh shqiptarëve kur i referohesh mirëqenies i referohesh 7 fishimit të pasurisë tënde, nga 90 mln lekë të vjetra e ke çuar në 680 mln lekë të vjetra. Po ta përsëris, ti kanë gjetur emër e mbiemër edhe 1.8 mln euro pasuri të fshehta. Pasuritë e paligjshme do t’ja kthesh shqiptarëve që të rritet mirëqenie e shqiptarëve.

Të këshilluara

Samiti/ Rama ulet në tryezë me Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Mes takimeve me lider të ndryshëm, Rama ka gjetur ...

13:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI