Flash

Abuzimi seķsual i të miturës/ Familja e autorit: E kanë bërë për inat

Lapsi.al 7 November 2024
Abuzimi seķsual i të miturës/ Familja e autorit: E kanë

Detaje të reja nga abuzimi seksual i të miturës në fshatin Sheqeras të Maliqit, ngjarje tronditëse e cila u bë publike ditën e djeshme. Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsumuar.

Ndërsa Edison Shema ndodhet ende në arrati, bashkëshortja e tij ka folur jashtë kamerave duke mohuar akuzat, teksa u shpreh se është çështje inati.

“Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për Edisonin, por unë nuk kam mundur të komunikoj me të. E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu te puna e Edisonit, më thërrisnin “teta”. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë”, është shprehur bashkëshortja.

Ndërsa nëna e 43-vjeçarit, ka deklaruar se: “Babai i vajzës ishte shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë.”

Edison Shema akuzohet se ka përdhunuar për 4 vite 16-vjeçaren. Sipas burimeve, abuzimi me vajzën ka filluar kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

Të këshilluara

Analiza e REL: Raportet Trump-Kosovë

Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës ...

09:43

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Këtë të enjte, më 7 nëntor 2024, euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 9o.6 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Pau...

09:01

Parashikimi: Mot i freskët dhe i kthjellët

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të freskët. ...

07:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI