Flash

Ish bashkëshorti i Drenushës largohet nga “BBVK”

Lapsi.al 6 November 2024
Ish bashkëshorti i Drenushës largohet nga “BBVK”

Ish bashkëshorti i Drenusha Latifi Atilla Kardesh është larguar nga reality show,“BBVK”.

Duke iu drejtuar banorëve, Atilla ka treguar se fëmijët e tij dhe të artistes janë arsyeja e largimit.

“Unë kam qenë këtu për t’i treguar edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita, që janë përgjegjësi edhe e imja edhe e jotja, dhe nuk ia vlen asgjë përpos atyre fëmijëve”, tha ai.

Atilla kërkoi që e shkuara të hidhet pas dhe për hir të fëmijëve të ecin përpara.

“Unë uroj që konflikti, urrejtja të futen në dhé e të shohim përpara për ato dy fëmijë”, shtoi ai.

Më herët, ministria e Drejtësisë së Kosovës kërkoi  largimin e menjëhershëm të Atillës nga “Big Brother VIP Kosova”, pasi prezenca e tij përbën dhunë psikologjike për Drenushëm, si dhe shkakton pasoja psikologjike te fëmijët e tyre.

Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish-bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish-bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ripërjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi”, thuhej ndër të tjera në reagimin zyrtar.

Të këshilluara

Jennifer Lopez në një romancë me Drake?

Tani që Jennifer Lopez është përfolur së fundmi për një romancë dashurie me reperin Drake. Sipas In Touch Weekly   Lopez dhe Drake kanë patur  disa b...

17:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI