Flash

Hyrja e ish-burrit të artistes në "BBVK", Reagon Ministria e Drejtësisë

Lapsi.al 5 November 2024
Hyrja e ish-burrit të artistes në "BBVK", Reagon Ministria e

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me hyrjen e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh në edicionin e tretë të “BBVK”.

Kardeshi është akuzuar publikisht si dhe në rrugë ligjore nga banorja e “BBVK”, për dh*në fizike. Këto pretendime, sipas reagimit zyrtar, janë të provuara, ndaj autoritetet e Kosovës kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të tij nga formati televiziv.

“Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish-bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish-bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ripërjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.”

 “Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit “të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’, e cila është e mbijetuar e dhunës në familje dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtjeje (UM) prej ish-bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh", thuhet ndër të tjera në reagim.

 

 

 

Të këshilluara

Jennifer Lopez në një romancë me Drake?

Tani që Jennifer Lopez është përfolur së fundmi për një romancë dashurie me reperin Drake. Sipas In Touch Weekly   Lopez dhe Drake kanë patur  disa b...

17:57

Selena Gomez iu kundërpërgjigj kritikuesve në internet pasi u sulmua për pamjen e saj në premierën e "Emilia Pérez" në Los Angeles. Aktorja e  "Only Murders ...

20:45

Ndahet nga jeta producenti Quincy Jones

Producenti legjendar i muzikës Quincy Jones ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Publicisti i fituesit të Grammy, Arnold Robinson, lëshoi ​​një deklaratë n...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI