Flash

Halsey zbulon detaje nga fejesa me Avan Jogia-n

Lapsi.al 5 November 2024
Halsey zbulon detaje nga fejesa me Avan Jogia-n

Halsey ka zbuluar së fundmi detaje nga momenti i propozimit nga aktori, Avan Jogia.

Në një intervistë, Halsey zbuloi se Jogia, e bëri propozimin në Barcelonë.

“Ndodhi aty ku filluam të shoqëroheshim për herë të parë, kështu që ishte vërtet e veçantë për ne. Nuk isha e sigurt nëse  isha gati të thosha po, por gjithashtu mendova, "Ai është njeriu më mahnitës, më i zgjuar, më seksi, më i këndshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time, kështu që s’kam për ta lënë të më largohet nga duart,” u shpreh ajo.

Halsey vazhdoi: "Ishte vërtet propozim i ëmbël. Menjëherë pas kësaj, ai u largua për të xhiruar një shfaqje për rreth gjashtë muaj në Kanada. Pra, nuk e kemi pasur rastin të jemi ‘të fejuar’, por tani ai po kthehet në shtëpi dhe mendoj se do të kemi gjithë kohën që na duhet.”

Avan dhe Halsey u panë për herë të parë së bashku në shtator të vitit 2023, kur u fotografuan duke u puthur në Los Angeles. Rreth një muaj më vonë, artistja postoi disa foto në Instagram me aktori  duke konfirmuar zyrtarish lidhjen e tyre.

Ajo konfirmoi fejesën e tyre më pas në X. Në një postim shkruhej, "Halsey thotë se shpreson të martohet me të dashurin Avan Jogia", me një foto të çiftit.

Këngëtarja ka qenë më parë  në një lidhje me skenaristin turk Alev Aydin, me të cilin ka dhe një djalë 3-vjeçar, Ender Ridley. Të dy patën "një ndarje miqësore" pas katër vitesh së bashku, duke e konfirmuar ndarjen në prill të vitit 2023.

Të këshilluara

Selena Gomez iu kundërpërgjigj kritikuesve në internet pasi u sulmua për pamjen e saj në premierën e "Emilia Pérez" në Los Angeles. Aktorja e  "Only Murders ...

20:45

Ndahet nga jeta producenti Quincy Jones

Producenti legjendar i muzikës Quincy Jones ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Publicisti i fituesit të Grammy, Arnold Robinson, lëshoi ​​një deklaratë n...

19:35

Russell Brand në probleme ligjore?

Prokurorët britanikë thonë se u është dhënë një dosje provash nga policia në lidhje me shkeljet e dyshuara seksuale nga komediani Russell Brand dhe po shqyrtojn...

18:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI