Flash

Në kërkim të personit të plagosur, kontrollohen dy klinika private në Shkodër

Lapsi.al 4 November 2024
Në kërkim të personit të plagosur, kontrollohen dy klinika

Dy klinika private në Shkodër, janë kontrolluar nga policia kriminale me shpresën e gjetjes së personit të tretë të plagosur, që besohet se ka qenë në makinën tip “Benz” të sulmuar me armë në 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, kontrollet janë kryer pas dyshimeve të arsyeshme se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur dhe pas marrjes së shërbimit mjekësor është larguar sërish, duke mos u mundur të lokalizohet dhe ndalohet nga policia.

Këto dyshime bien mbi prezencën e mundshme të Ibrahim Licit, (person i shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes së Endri Mustafës), por askush nuk ka dalë me një version zyrtar, nëse ai ka qenë ose jo në makinën e sulmuar me 38 plumba kallashnikovi, dhe më pas të jetë mjekuar pikërisht në një nga klinikat private të Shkodrës.

Në dy klinikat policia ka pasur si qëllim të sekuestrojë pamjet filmike dhe material mjekësore, për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur në këto ambiente për mjekim ose jo.

Ndërkohë, për identifikimin shkencërisht të viktimave dhe personit të mundshëm të plagosur, janë çuar për ekzaminim në laborator profile gjaku, gjurmë gishti, profile biologjike djerse dhe fije floku, të mara në vendngjarje, me qëllim zbulimin e gjurmëve të ADN-ve të secilit person që ndodhej në makinën tip “Benz”.

Ndërkohë, deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi policia kriminale dhe prokuroria e Shkodrës, kanë mundur të mësojnë se dy personat Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ditën e ngjarjes kanë hyrë në territorin Shqiptar nga Mali i Zi.

Ndjekja e tyre është bërë nga zona e Malit të Zi dhe deri në qytetin e Shkodrës, ku dhe ka ndodhur krimi. Janë dy persona që besohet se e kanë bërë këtë ndjekje, dhe këta individë momentalisht janë identifikuar nga policia pasi kanë lënë gjurmë në pikën kufitare, duke kaluar disa minuta pasi kishin kaluar në kufi, Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Goditja e tyre është realizuar teksa kanë hyrë në zonën e Dobraçit, pikërisht në të njëjtën rrugë ku mbeti i vrarë në 4 Prill 2021, biznesmeni, Bardhok Pllanaj.

Ngjarja kjo ende e pazbuluar, megjithëse SPAK ka bisedat e qarta se kush e ka realizuar këtë vrasje dhe cilat kanë qënë motivet që çuan në vrasjen e Bardhok Pllanaj.

Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, makina që është përdorur nga vrasësit, ka dalë nga rrugica ku ndodhet shtëpia e Astmer Bilalit, i cili aktualisht ndodhet në burg si i arrestuar në dosjen “Metamorfoza”.

Më tej, mjeti i është vënë nga pas “Benz”-it, ku udhëtonin Arlind Bushati, Hamza Lici dhe një person i tretë, duke hapur menjëherë zjarr të fuqishëm nga dy gryka automatiku, çka solli vdekjen e menjëhershme të Hamzait, Arlindit dhe çiftit të pafajshëm që po kalonte rastësisht në rrugë, Flutura dhe Bashkim Basha.

Deri në këtë fazë policia ka ngritur dyshime të forta se pjesëmarrës në këtë vrasje të paprecedentë në Shkodër, mund të kenë marrë pjesë S.Xh, D.M, E.H, si dhe 3 persona të tjerë që kanë pasur rolin e transportuesit dhe vëzhguesit.

Nga ana e policisë Shkodër është kërkuar ndihmë e ndërsjellë dhe tek policia e Malit të Zi për të mësuar rreth lëvizjeve të Arlind Bushatit dhe Hamza Licit, në këtë shtet.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Indi, 28 të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku humbën jetën 20 persona dhe mbetën shumë të plagosur. Incidenti duket...

09:37

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do s...

08:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI