Flash

GFFA e përkushtuar ndaj sigurisë së ushqimit për klientët e KFC në Shqipëri

Lapsi.al 4 November 2024
GFFA e përkushtuar ndaj sigurisë së ushqimit për

Si një franchisee krenar i restoranteve KFC në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2016, GFFA është e përkushtuar për të garantuar standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët tanë të çmuar. Me 11 restorante në mbarë vendin dhe mbi 300 pjestarë vendas të ekipit jemi jashtëzakonisht krenarë të shërbejmë ushqim të sigurtë, cilësor dhe të kultivojmë besimin e komunitetit tonë.

Kur salmonela u identifikua në një kampion të mishit të pulës në muajin korrik të këtij viti, i gjithë produkti nga e njëjta ngarkesë u tërhoq nga tregu menjëherë pas njoftimit, si një masë paraprake. Konfirmojmë se nuk ka pasur asnjë raportim që ndonjë klient i rrjetit KFC të ketë përjetuar probleme shëndetësore për shkak të ushqimit dhe se autoritetet shqiptare kryen testime shtesë në shtator, siç e kërkon rregullorja e tyre. Analizat rezultuan negative për çdo bakter të mundshëm”, deklaron Tibor Zigmond, Drejtues i KFC Albania.

Në GFFA, ne i japim përparësi sigurisë së klientit duke lidhur partneritete rigoroze me furnitorë të akredituar, të cilët iu përmbahen protokolleve të rrepta të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Këto protokolle përfshijnë auditime të hollësishme e kontrolle të rregullta të sigurisë ushqimore, duke garantuar cilësinë e çdo produkti në zinxhirin tonë të furnizimit. Në bashkëpunim me furnitorët tanë, ne ndjekim rreptësisht të gjitha udhëzimet ligjore, për të garantuar një mjedis të sigurt për klientët tanë.

GFFA mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes e madje tejkalimit të standardeve rigoroze që priten nga klientët tanë.

Falenderojmë klientët besnikë për besimin dhe mbështetjen. Si gjithmonë, GFFA mbetet e përkushtuar për të siguruar që çdo vakt që shërbejmë të përmbushë pritshmëritë e larta të familjes KFC.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Indi, 28 të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku humbën jetën 20 persona dhe mbetën shumë të plagosur. Incidenti duket...

09:37

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do s...

08:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI