Flash

Arrestohen dy të rinj shqiptarë për trafik droge në Itali

Lapsi.al 4 November 2024
Arrestohen dy të rinj shqiptarë për trafik droge në Itali

Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Vëmendja e oficerëve të policisë ndaj tyre ishte përqendruar kohët e fundit pasi kishte dyshime se merreshin me këtë aktivitet të paligjshëm. Të shtunën, oficerët ndoqën nga afër lëvizjet e të rinjve, të cilët hynë në parkingjet e supermarketeve të ndryshme në zona, midis Tavernola dhe Cernobbio, duke u takuar me disa persona.

Agjentët, pasi kanë dokumentuar ekzistencën reale të veprimtarisë së trafikut të drogës, kanë kryer një kontroll pranë një lokali në Carate Urio, ku dy shqiptarët kishin shkuar më pas për të kryer një dërgesë të mëtejshme të lëndës narkotike.

Nga këqyrja e kryer në makinën që përdornin, policia gjeti të fshehura në kroskot disa doza kokainë në total prej 10 gram e gjysmë dhe para të gatshme në vlerën 540 euro. Më pas, policia kreu kontrolle në banesën e tyre, ku u gjetën 60 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe rreth 2500 euro.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Indi, 28 të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku humbën jetën 20 persona dhe mbetën shumë të plagosur. Incidenti duket...

09:37

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do s...

08:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI