Flash

Aksident tragjik në Indi, 28 të vdekur

Lapsi.al 4 November 2024
Aksident tragjik në Indi, 28 të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku humbën jetën 20 persona dhe mbetën shumë të plagosur. Incidenti duket se ka ndodhur në Indinë veriore, sipas një zyrtari në shtetin Uttarakhand. Autobusi po shkonte nga rrethi Garhëal për në Kumaon kur aksidenti ndodhi pranë fshatit Kupi.

Siç raporton numri i të vdekurve ka shkuar në 28 persona dhe dyshohet se ka edhe persona të bllokuar, ndërsa në automjet dyshohet se kanë qenë 35 persona. Policia lokale thotë se numri i viktimave pritet të rritet. Disa nga banorët janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Autoritetet janë njoftuar për ngjarjen në orën 09:00, kur kanë telefonuar personat që kishin rënë nga autobusi në momentin e aksidentit.

“Administrata lokale dhe ekipet e SDRF në vendin e aksidentit po punojnë me shpejtësi për nxjerrjen e të plagosurve dhe dërgimin e tyre në qendrën shëndetësore më të afërt për ndihmën e parë. Sipas udhëzimeve, pasagjerët e lënduar rëndë do të transportohen me rrugë ajrore nëse kjo kërkohet”, tha kryetari i qeverisë lokale të Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do s...

08:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI