Flash

Lapsi.al 4 November 2024

Selena Gomez iu kundërpërgjigj kritikuesve në internet pasi u sulmua për pamjen e saj në premierën e "Emilia Pérez" në Los Angeles.

Aktorja e  "Only Murders in the Building" kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit Amerikan Francez më 29 tetor, e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata dhe me taka.

Gomez ka pozuar me dorën në bark në disa foto, duke nxitur përdoruesit e TikTok të spekulojnë se ajo po përpiqej të fshihte trupin e saj në një postim të fshirë që atëherë.

Këngëtarja e "Love On" shkoi me shpejtësi në seksionin e komenteve. "Kjo më bën të ndihem e neveritur," shkroi ajo.

Artistja shtoi se nuk i intereson që ajo nuk "duket si shkop". “Unë nuk e kam atë trup. Fundi i historisë,” vazhdoi ajo. “Jo unë NUK jam viktimë. Unë jam thjesht njeri.”

Gomez, e cila u diagnostikua me lupus rreth vitit 2013 dhe iu transplantua veshka në vitin 2017, ka qenë e hapur për problemet e saj të vazhdueshme shëndetësore. Në shtator, aktorja zbuloi se nuk mund të mbajë fëmijë.

“Fatkeqësisht, kam shumë probleme mjekësore që do të rrezikonin jetën time dhe të foshnjës”, zbuloi ajo për Vanity Fair.

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta producenti Quincy Jones

Producenti legjendar i muzikës Quincy Jones ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Publicisti i fituesit të Grammy, Arnold Robinson, lëshoi ​​një deklaratë n...

19:35

Russell Brand në probleme ligjore?

Prokurorët britanikë thonë se u është dhënë një dosje provash nga policia në lidhje me shkeljet e dyshuara seksuale nga komediani Russell Brand dhe po shqyrtojn...

18:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI