Flash

Plagosi me thikë djalin/ Gjykata e Korçës lë në burg babain

Lapsi.al 3 November 2024
Plagosi me thikë djalin/ Gjykata e Korçës lë në burg

Lihet në burg Shpëtim Çukën, i cili 5 ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.

Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele, teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg për babin e të miturit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 tetorit, rreth orës 7:30 minuta, kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.

Në dëshminë e dhënë Shpëtim Çuka tha se ai e plagosi djalin, pasi ky i fundit qëndronte në telefon dhe nuk shkonte në shkollë. Plaga që mori 15 vjeçari ishte në brinjë, ndërkohë që pas mjekimit la Spitalin Rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

"Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 03.11.2024 ora 11:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit Shpëtim Çuka i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a/1i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas", njoftoi sot gjykata.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI