Flash

Raporti i UNESCO-s: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Lapsi.al 2 November 2024
Raporti i UNESCO-s: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO). Raporti është publikuar të shtunën në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve.

Prej 162 vrasjeve më 2022 dhe 2023, më shumë se gjysma janë kryer në një shtet me konflikt të armatosur. Shumë profesionistë të mediave kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre, sipas raportit.

Ata që kanë vdekur në shtetet pa konflikte, janë vrarë për shkak të fokusit në krim të organizuar dhe korrupsion, apo duke raportuar prej protestave, sipas raportit që publikohet çdo dy vjet, dhe analizon sigurinë e gazetarëve në mbarë botën.

Në raport është thënë se 162 vrasjet e verifikuara të gazetarëve më 2022-23 përbëjnë “rritje prej 38 për qind në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”.

“Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar”, ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate.

Numri me më së shumti gazetarë të vrarë më 2022 ka qenë Meksika, me 19 raste. Më 2023, numri më i madh i gazetarëve të vrarë, 24, është regjistruar në territoret palestineze.

Sipas raportit, Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe shtetet arabe, janë rajonet me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë. Sipas gjetjeve të raportit, për shumicën e vrasjeve askush nuk është mbajtur përgjegjës.

UNESCO-ja ka thënë se shkalla globale e pandëshkueshmerisë më 2024 ka shkuar në 85 për qind. Kjo shënon një ulje tëvogël në krahasim me 89 për qind më 2018./REL

Të këshilluara

Spanjë/ Shkon në 205 numri i të vdekurve

Spanja po përballet me tragjedinë më të madhe të përmbytjeve, nga shirat e rrëmbyeshëm kryesisht në rajonin lindor të Valencias. Numri i vdekjeve pas përmbyt...

14:04

Aksident në tunelin "Elbasan-Tiranë"

Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e autostradës "Elbasan-Tiranë" këtë të premte. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin E. S., ...

13:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI