Flash

Nga dita e hënë sërish emigrantë në kampin e Gjadrit

Lapsi.al 2 November 2024
Nga dita e hënë sërish emigrantë në kampin e Gjadrit

Duke nisur nga e hëna, autoritetet italiane do të rinisin sërish operacionin për akomodimin e emigrantëve të paligjshëm në kampin e Gjadrit në Lezhë. Corriere della Sera shkruan se anija e marinës italiane “Libra” do të marrë refugjatët e shpëtuar në Mesdhe dhe për t’i sjellë më pas ata që janë të përshtatshëm në portin e Shëngjinit, deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil. Operacioni për sjelljen e tyre nga Italia në Shqipëri, u bllokua pas një vendimi të gjykatës së Romës. Kjo detyroi autoritetet të kthenin sërish në vendin fqinj 14 emigrantët që u akomoduan në kampin e Gjadrit.

Qeveria Meloni miratoi një dekret duke përditësuar listën e vendeve të sigurta, duke i dhënë zgjidhje bllokimit të operacioneve për sjelljen e emigrantëve ilegalë. Deri tani autoritetet ende nuk kanë bërë zyrtare numrin e emigrantëve që pritet të mbërrijnë në tokën shqiptare.

Të këshilluara

Spanjë/ Shkon në 205 numri i të vdekurve

Spanja po përballet me tragjedinë më të madhe të përmbytjeve, nga shirat e rrëmbyeshëm kryesisht në rajonin lindor të Valencias. Numri i vdekjeve pas përmbyt...

14:04

Aksident në tunelin "Elbasan-Tiranë"

Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e autostradës "Elbasan-Tiranë" këtë të premte. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin E. S., ...

13:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI