Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Vazhdojnë luftimet në Gazë, dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite

Lapsi.al 1 November 2024
Vazhdojnë luftimet në Gazë, dhjetëra të vrarë nga

Dyzet e shtatë palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, njoftoi të premten agjencia palestineze e lajmeve WAFA. Sulmet ndodhën në qytetin Deir Al-Balah, kampin Nuseirat dhe qytetin Al-Zawayda, tha njoftimi.

Ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin identifikuar dhe eliminuar “disa terroristë të armatosur” në pjesën qendrore të Gazës dhe kishin eliminuar “dhjetëra terroristë” të tjerë gjatë sulmeve në zonën Jabalia, po ashtu në Gazën qendrore.

Lufta në Gazë filloi pas një sulmi të Hamasit në Izraelin jugor para më shumë se një viti, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 250 të tjerë. Kundërpërgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 42,400 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës. Ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin mijëra luftëtarë të Hamasit.

Grupi militant palestinez Hamas është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe të tjerë.

Të paktën 46 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të enjten gjatë një sulmi që goditi një spital, duke djegur furnizimet mjekësore dhe duke ndërprerë operacionet, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës.

Ushtria izraelite ka akuzuar grupin militant palestinez Hamas për shfrytëzimin e spitalit Kamal Adwan për qëllime ushtarake dhe tha se “dhjetëra terroristë” janë fshehur aty. Zyrtarë shëndetësorë dhe grupi militant palestinez e mohojnë këtë.

Ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës u bëri thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare “të mbrojnë spitalet dhe stafin mjekësor nga sulmet e okupatorit (Izraeli)”.

Organizata ‘Mjekët pa Kufij’ tha të enjten se një nga mjekët e saj në spitalin ‘Kamal Adwan’, Mohammed Obeid, ishte arrestuar të shtunën nga forcat izraelite. Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e tij dhe të gjithë stafit mjekësor që “po përballen me dhunë të tmerrshme ndërsa përpiqen të ofrojnë kujdes mjekësor”./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI