Flash

U thirr në SPAK, Tahiri: Isha për 21 janarin, dhashë sqarime si një nga kallëzuesit

Lapsi.al 1 November 2024
U thirr në SPAK, Tahiri: Isha për 21 janarin, dhashë sqarime si

Ish-ministri Saimir Tahiri u paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit. Tahiri u paraqit në SPAK rreth orës 09:30 dhe qëndroi për gati 1 orë.

"U pyeta për 21 janarin. Dhashë sqarime si protestues dhe për kallëzimin që kam bërë në vitin 2015", tha ai për gazetarët.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë. Për këtë, SPAK ka nisur veprimet duke marrë në pyetje disa ish-funksionarë të lartë të Policisë. Konkretisht, janë thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj. Ditën e enjte në SPAK ishte dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i cili u pyet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin.

Të këshilluara

Saimir Tahiri paraqitet sot në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje...

09:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI