Flash

Spanjë/ Shkon në 205 numri i të vdekurve

Lapsi.al 1 November 2024
Spanjë/ Shkon në 205 numri i të vdekurve

Spanja po përballet me tragjedinë më të madhe të përmbytjeve, nga shirat e rrëmbyeshëm kryesisht në rajonin lindor të Valencias.

Numri i vdekjeve pas përmbytjeve në komunitetin e Valencias është rritur në 202, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI).

“Procesi i mbledhjes dhe identifikimit të viktimave vazhdon”, thuhet në një postim në X.

Kjo e çon numrin e të vdekurve në Spanjë në të paktën 205. Dy persona të tjerë humbën jetën në rajonin Castilla La Mancha dhe një tjetër në Andaluzi.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë vazhdimisht në kërkim të ndonjë të mbijetuari, por me kalimin e orëve, shpresat po shuhen. Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle deklarojnë se presin një rritje të numrit të të vdekurve, pasi shumë vlerësohet kanë hasur në një vdekje tragjike brenda makinave dhe ndërtesave.

Të këshilluara

Aksident në tunelin "Elbasan-Tiranë"

Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e autostradës "Elbasan-Tiranë" këtë të premte. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin E. S., ...

13:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI