Flash

Rekord historik/ Industria bie me 8.9%, shkak mungesa e punonjësve dhe rënia e euros

Lapsi.al 1 November 2024
Rekord historik/ Industria bie me 8.9%, shkak mungesa e punonjësve dhe

Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit.

Sektori i industrisë përpunuese që dominohet kryesisht nga fabrikat e tekstilit dhe këpucëve vitin që shkoi pësoi rënie me – 6.1% dy herë më shumë se vitin e krizës pandemike 2020. Teksa këtë vit rënia pritet të jetë edhe më e thellë. Në 6 –mujorin e parë rënia vjetore është rreth-8,3 për qind, teksa fabrikat duket se nuk janë optimiste për ndryshim të situatës.

Mungesa e punonjësve, rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit, por edhe rënia e kërkesës nga jashtë, po thellojnë humbjet nga muaji në muaj. Vitin e kaluar, eksportet e tekstilit në vlerë shënuan 126 miliardë lekë, me rënie rreth 6.5%, ndërsa në 9-mujorin e 2023, rënia u thellua me rreth 12%.

Rritja e kostove të jetesës pas luftës në Ukrainë, në shumë vende të Europës me të cilat vendi ynë eksporton, e ka ulur kërkesën për veshje dhe këpucë.

Panairet e modës së pranverës u përballën me rënie të madhe të porosive, teksa shpresat për rikuperim janë bërë të vështira. Të dhënat nga bilancet e kompanive të mëdha tregojnë se numri i punonjësve, në shumicën e tyre, është shkurtuar me mbi 35% më 2023.

Nëse situata e tregut ndryshon, fabrikat e kanë shumë të vështirë të rikthejnë punonjësit, pasi ata janë integruar në sektorë të tjerë. Kriza e fabrikave duket se është bërë e qëndrueshme për shumë arsye, një pjesë e të cilëve buruan nga tregu i brendshëm.

Rënia e Euros në mënyrë sistematike vitet e fundit uli fitimet e fabrikave dhe nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në prill 2022 në 40 mijë lekë në fund të 2023 ushtroi presion te kostot, duke bërë që shumë klientë të ikin nga Shqipëria drejt çmimeve më të lira në vende të Azisë dhe Afrikës./Monitor

Të këshilluara

Spanjë/ Rritet numri i viktimave në 158

Të paktën 158 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë më të madhe të përmbytjeve në Spanjë, ndërsa ekipet e shpëtimit luftojnë për të gjetur të mbijetuar. Të e...

08:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI