Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Julia Roberts u bën thirrje grave: Tradhtojini burrat në qendrën e votimit

Lapsi.al 1 November 2024
Julia Roberts u bën thirrje grave: Tradhtojini burrat në qendrën

“Tradhtojini burrat në dhomën e fshehtë të votimit”. Duke i bërë jehonë një mesazhi të ish-kongresmenes republikane Liz Cheney, Julia Roberts u bëri thirrje grave të votuesve të Trump që të votojnë për Kamala Harris.

“Në të vetmin vend, në Amerikë ku gratë kanë ende të drejtën të zgjedhin, ju mund të bëni si të doni. Askush nuk do ta dijë kurrë" - tha diva e kinemasë duke shkaktuar edhe kritika pasi disa e kanë quajtur këtë “tradhti” të barabartë me një lidhje jashtëmartesore".

Thirrja e Julias ishte apeli i fundit i yjeve të ekranit që kanë dalë në krah të Kamalës. Jennifer Lopez, portorikania më e famshme në Hollywood, doli në skenë me Harris në Las Vegas, duke shfaqur zemërimin e saj ndaj komedianit Tony Hitchliff që bëri shakanë për Puerto Rico si një "ishull plehrash" gjatë një mitingu të Trump në Madison Square Garden.

"Ai nuk ofendoi vetëm portorikanët, por të gjithë hispanikët dhe gjithë njerëzimin" – ngriti zërin JLo, duke iu bashkuar yjeve të tjerë portorikanë si Ricky Martin, Bad Bunny dhe ish-bashkëshortit Marc Anthony.

Mes kinemasë, muzikës dhe sportit, fuqia e yjeve është solide me Kamalën. Aktorë, regjisorë dhe skenaristët e shohin Trumpin si një kërcënim ekzistencial. Pas Taylor Swift, e cila doli në fushë pas debatit të 10 shtatorit, dhe më pas Beyonce, e cila u dha hua demokratëve himnin e fushatës, Eminem, Cher dhe Lizzo iu bashkuan Harris. Leonardo DiCaprio mbështet Kamala dhe si ai, George Clooney, Jennifer Lawrence, Sarah Jessica Parker, Scarlett Johannson, Mark Ruffalo dhe Robert Downey Jr janë pro-Harris. Fushata e demokratëve mbështetet edhe nga sporti me LeBron James, shënuesin më të mirë të NBA-së të të gjitha kohërave dhe grupin “Atletes for Harris”, i cili përfshin Magic Johnson dhe Billie Jean King.

Sistemi i yjeve të Trump është pa histori në krahasim me Harris. Ai numëron Mel Gibson, Jim Caviezel, Dennis Quaid, Kelsey Grammer, Fraser, Kid Rock, Hulk Hogan dhe John Voight (babai i Angelina Jolie). Sipas një studimi të Harvardit, mbështetja e të famshmëve ka rëndësi: "Zërat e yjeve janë të fuqishëm" në promovimin e përfshirjes qytetare dhe ndikimin e rezultateve në votime, veçanërisht në mesin e të rinjve që "u besojnë pak institucioneve dhe mediave, por tek të famshmit ata bëjnë një përjashtim". ©ANSA, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI