Flash

Ina Zhupa: Sot në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura

Lapsi.al 1 November 2024
Ina Zhupa: Sot në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka depozituar sot në SPAK një padi për ligjin e qeverisë që ul nivelin e mbrojtjes për Zonat e Mbrojtura. Padia e firmosur nga 37 deputetë të PD-së kërkon rrëzimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Duke folur për mediat, Zhupa tha se ky ligj zgjidh vetëm problemin e oligarkëve dhe sipas saj, sot praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura. Zhupa tha se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk i shërben interesit publik, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

"Ky ligj nuk i shërben interesit publik dhe është në shkelje të kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare. Ligji mbron vetëm interesin e Ramës dhe miqve të tij, si mbrohet interesi publik kur në vend të një prone publike do të bëhet pronë private për oligarkët. Pra mbrojtja do të jetë vetëm në letër, kur në vend të një lagune do të jetë pishina private e një kompleksi vilash, ku në vend të mjedisit të mrekullueshëm do të keni beton dhe vilat e oligarkëve. Ligji nuk i shërben interesin publik. Janë 37 deputetë që kanë firmosur dhe janë bërë pjesë e kësaj padie. Ne do të dorëzojmë sot padinë. Padisë do i bashkohen dhe organizatat e shoqërisë civile.", tha Zhupa.

Të këshilluara

Saimir Tahiri paraqitet sot në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje...

09:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI