Flash

Dyshohet se kreu katër vjedhje, vihet në pranga 33-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 1 November 2024
Dyshohet se kreu katër vjedhje, vihet në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjecar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një person në Durrës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi shuma parash, vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, si rezultat i hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një shtetas tjetër. Sekuestrohen shuma parash, vegla pune dhe armë të ftohta, që u gjetën në banesën e 33-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Several".

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi G. H., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se:

-më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1;

-më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4;

-më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1;

-më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.

Gjithshtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Saimir Tahiri paraqitet sot në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje...

09:27

Spanjë/ Rritet numri i viktimave në 158

Të paktën 158 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë më të madhe të përmbytjeve në Spanjë, ndërsa ekipet e shpëtimit luftojnë për të gjetur të mbijetuar. Të e...

08:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI