Flash

Del para Gjykatës së Lezhës portugezi i akuzuar për vràsjen e Ardian Nikulajt

Lapsi.al 1 November 2024
Del para Gjykatës së Lezhës portugezi i akuzuar për

Zhvillohet këtë të premte seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit të akuzuar si personi që ekzekutoi në Shëngjin, biznesmenin Ardian Nikulaj, në një vrasje të dyshuar me porosi dhe me motiv gjakmarrjen mes dy fiseve në Lezhë.

Nën masa të rrepta sigurie, portugezi Ruben Saraiva ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës, ku kërkon zëvëndësim të masës së sigurisë. Ai ka mohuar se është autori i krimit, por Prokuroria sipas akteve të dosjes dhe provave të siguruara, e akuzon atë si ekzekutues me pagesë.

Ruben Saraiva, i ekstraduar nga Maroku rreth një vit më parë, është paraqitur sot me masa të larta sigurie në Gjykatën e Lezhës dhe i ruajtur me policë të armatosur, për të shmangur ndonjë incident. Disa makina të Togës së Shoqërimit, Patrullës së Komisariatit dhe efektivë me antiplumb dhe armë u panë në dyertë e gjykatës.

Ai është vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 Prill të vitit 2023 në Shëngjin, ku të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari si organizator dhe porositës.

Të këshilluara

Saimir Tahiri paraqitet sot në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje...

09:27

Spanjë/ Rritet numri i viktimave në 158

Të paktën 158 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë më të madhe të përmbytjeve në Spanjë, ndërsa ekipet e shpëtimit luftojnë për të gjetur të mbijetuar. Të e...

08:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI